Aktualitet

Ministrja e Arsimit, Shahini, mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të arsimtarit Gjon Kola nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 13/08/20 |
mapo.al

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shkruar një nesazh ngushëllues, në një status në Facebook, lidhur me humbjen e jetës të arsimtarit Gjon Kola nga koronavirusi.


“Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite. Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij”, shkruan Shahini në status e saj.


Statusi i plotë:


Mora lajmin e hidhur që një nga mësuesit tanë të nderuar në qytetin e Rrëshenit ka humbur sot betejën me COVID-19.


Shpreh dhimbjen dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare, si për stafin e shkollave ku ai ka dhënë mësim, ashtu dhe për nxënësit që ai ka edukuar ndër vite.
Ndaj këtë dhimbje me familjarët e mësuesit Kola, me nxënësit dhe kolegët e tij.

Dua të theksoj edhe një herë nevojën që gjithsecili prej nesh të zbatojë sa më me rigorozitet të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga ky virus i pabesë dhe i padukshëm.

Çdo jetë e juaja dhe e familjarëve tuaj është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga të gjithë ne si shoqëri, prandaj të respektojmë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore.

Uroj SHËRIM TË SHPEJTË edhe për arsimtarët e tjerë që janë prekur nga ky virus.


Etiketa: , , ,

Pas