Arkiva 2

Ministrja e Arsimit tregon se kur do të nisë mësimi në shkolla








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 01/12/19 |
mapo.al

Mësimi në vend është pezulluar ,si për arsimin parauniversitar dhe universitar, pas dëmeve  të mëdha materiale që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri me dije sot gjatë mbledhjes së qeverisë se janë identifikuar të gjitha shkollat që kanë pasur dëmtime në qarkun Tiranë, Durrës, Lezhë  dhe  jo vetëm. Më tej, deklaroi se mësimi në qarkun e Durrësit nuk do të fillojë të hënën. Sa i takon Tiranës dhe Lezhës, Shahini ndau dy opsione.


“Ka nevojë për pak kohë për riparimin e shkollave. Eshtë identifikuar numri i atyre institucioneve që kanë pasur dëme. Më 26 nëntor, drejtorët e shkollave apo dhe të drejtorive arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave e që kanë paraqitur ndonjë shqetësim. Më 27 nëntor, inspektorët kanë bërë inspektime dhe më 28-29 inxhinierë nga Kosova kanë inspektuar shkolla në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Më 30 nëntor, kemi bërë analizën mbi situatën në fjalë. Nuk mendoj se në qarkun Durrës është koha që të fillojmë të hënën.


Edhe Tirana dhe Lezha kanë nevojë për disa rregullime. Kemi dy opsione  për nisjen e procesit të shkollës. Propozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paefektuara dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që nuk janë me probleme, por kjo do vështirësonte koordinimin-tha Shahini.





Etiketa: ,

Pas