Aktualitet

Ministrja e Jashtme britanike reagon pas takimit me Bashën: Diskutim i frytshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 12/10/21 |
mapo.al

Ministrja e Jashtme Britanike për Europën dhe Amerikën, Wendy Morton ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me takim që ajo pati mëngjesin e sotëm me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.






Teksa e cilëson diskutimin me kryedemokratin të frytshëm, ministrja britanike thekson se partitë opozitare në parlamentin e Shqipërisë, mund të kenë një rol të rëndësishëm për të forcuar demokracinë dhe për të siguruar që të gjithë qytetarët të jenë të përfaqësuar.


“Diskutim i frytshëm me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi situatën aktuale politike në Shqipëri.







Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në Parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zërat e të gjithë qytetarëve janë të përfaqësuara”, shkruan Morton në Twitter.




LEXO EDHE:



Vizita e ministres Morton, Basha shpërndan videon: Për një të ardhme më të mirë

1


Etiketa: , ,

Pas