Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, do ta vizitojë Kosovën këtë javë, ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie.
Në një konferencë për media të mërkurën, MPJ-ja gjermane ka bërë të ditur se Baerbock do ta vizitojë Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.
Pos shteteve të rajonit, Baerbock do ta vizitojë edhe Moldavinë për të diskutuar për situatën në Ukrainë.