Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është fotografuar së fundmi me barkun e rrumbullakosur. Ajo është vendosur në objektiv nga fotografi i “Panorama” teksa i drejtohej një seance plenare. E veshur me një bluze të gjerë, me tendencën për ta fshehur, barku i saj i rrumbullakosur tregon qartazi se Xhaçka gjendet në muajt e fundit të shtatzënisë.
Lajmi se Xhaçka po përjeton për herë të dytë pritjen e ëmbël, u bë publik vetëm pak kohë më parë. Kujtojmë se Ministrja e Mbrojtjes është e martuar me ish deputetin socialist Artan Gaçi, i cili ka nga martesa e parë një djalë dhe një vajzë.