Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini u përgjigjet pedagogëve pa e fshehur ironinë, teksa thotë se ata janë njerëz të mençur, dhe e dinë se një ligj nuk mund të rrëzohet për 1 javë.
Shahini foli në emisionin e Arian Çanit, ku komentoi kërkesën kryesore që kanë bërë sot pedagogët, që është shfuqizimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.
Asambleja e pedagogëve mori sot vendimin për t’i lënë 1 javë kohë qeverisë për shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
“Ata janë njerëz të mençur, e dinë që një ligj nuk mund të rrëzohet për 1 javë”, tha Shahini, duke shtuar se kërkohen të paktën 2 vite për një proces të tillë, pasi ligji në fuqi jep efekte që zgjasin në kohë.
Deklarata e pedagogëve: Na plotësoni kërkesat deri në 1 shkurt ose nisim grevën
Ligji eshte kundershtuar qysh ne 2015 moj debile…ku ka qene zoteria e saj? Duke pire kafe e ngrene sushi me Linden? Nese nuk e ben dot punen lere sa pa qene vone dhe te telendisesh fare.