Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë duhet të largohet









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:43 - 20/07/20 |
Nga Klodian Tomorri

E vetmja masë racionale që qeveria mund të ndërmerrte sot kundër pandemisë, ishte t’u kërkonte falje qytetarëve për mashtrimin me videon e infektivit dhe të largonte menjeherë ministren e Shëndetësisë nga detyra.



Kjo nuk ka lidhje fare me politikën. Pandemia zbuloi qartë një fenomen që bota nuk e ka parë më parë. Të paktën, jo në këto përmasa. Armata e atyre që nuk besojnë tek shkenca sot është në nivelet më të larta historike. Madje mund të jetë sa gjysma e popullsisë.


Gati gjysma e njerëzve sot nuk e besojnë virusin. Mendojnë se ai është sajesë. Dhe arsyeja kryesore pse bota ka arritur në këtë pikë janë pikërisht institucionet. Kur institucionet gënjejnë ose deformojnë informacionin, njerëzit nuk besojnë. Kur politikanët përdorin krizat e shëndetetit për interesat e tyre politike, njerëzit kërkojne konspiracione.




Kur ministria e shëndetësisë gënjen publikisht, u jep argumente pandemoskeptikëve dhe lëkund edhe besimin e qytetarëve që besojnë tek shkenca. Për rrjedhojë zbatimi i masave për të kufizuar pandeminë bëhet më i vështire sepse askush nuk i merr seriozisht udhëzimet e autoriteteve që gënjejnë.



Kur dikush gënjen tek shtëpia e tij, mashtron prindërit, bashkëshorten ose fëmijet. Kur dikush gënjen nga zyrat e shtetit, mashtron gjithë popullin. Kjo është arsyeja se pse në vendet e zhvilluara zyrtarët që kapen në mashtrim, largohen në sekondë.


Nëse një qeveri mashtron publikisht, qytetaret nuk besojnë. Rrjedhimisht shumë njerëz nuk kanë për të ndjekur udhëzimet që nxjerr Ministria e Shëndetësisë për të kufizuar pandeminë. Rrjedhimisht mund të humbasin edhe jetë. E gjitha për shkak të kolltukut të një zyrtari ose zyrtareje.

Ndaj nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon kriza me zyrtarë që kapen në mashtrim, por vënë në krye të tyre njerëzit më të respektuar dhe që ngjallin besim në publik.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas