fbpx

Aktualitet

Ministrja kërcënon gjykatësit: Mendohuni mirë dhe lexoni ligjin





               Publikuar në : 15:18 - 14/08/19 |
mapo.al

Qeveria Rama prej më shumë se një muaj ka vërshuar me gjoba ndaj bizneseve në një operacion ku ka përfshirë policinë dhe tatimet “kundër informalitetit”. Të gjitha aksionet me mbyllje lokalesh e hotelesh përgëzohen nga Rama në facebook. Por sapo shkojnë në gjykatë këto biznese zhbllokohen dhe administrata tatimore del e humbur.


Kjo ka bërë sot që të reagojë ashpër Ministrja e Financave, Anila Denaj. Ajo sulmoi gjykatësit duke thënë se po na pengojnë në luftën kundër informalitetit.



“Ne shpresojmë se një ditë të gjitha këto vendime dhe të gjithë këta gjykatës do të kontrollohen. E dini ça ndodh, bizneset që zhbllokohen nga gjykata prapë vazhdojnë të shkelin ligjin, por ne do jemi aty”, tha ministrja.


Znj Denaj u bëri thirrje gjykatësve që t’i përmbahen ligjit dhe u zotua se Qeveria nuk do të tërhiqet nga ndëshkimi i bizneseve që shkelin ligjin.

“Gjykatësit i ftoj të lexojnë ligjin dhe të lexojnë argumentat që jep administrata tatimore për bizneset e bllokuara. Nëse administrata e ka gabim, sigurisht le t’i lirojnë, por nëse bllokimet janë me fakte atëherë u them këtyre gjykatësve të mendohen mirë para se të japin vendime”, u shpreh Denaj.


Etiketa: , , ,

Pas