Aktualitet

Ministrja kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve të Dajtit, ja çfarë thotë KLGJ




               Publikuar në : 20:17 - 12/02/19 |
mapo.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar pas vendimit të gjyqtarëve të Apelit për të pranuar kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, çfarë do të thotë shpëtimin e tij nga burgimi i përjetshëm.


Në deklaratën për mediat, KLGJ thotë se ka marrë kërkesë zyrtare nga ministrja Gjonaj për të shkarkuar gjyqtarët. KLGJ thotë se do veprojë me “paanshmëri dhe profesionalizëm”.

Deklarata e plotë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton opinionin publik, se pranë tij, është depozituar kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, në të cilën kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm. Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.


Etiketa: ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas