Qafëzhveshur, flokëderdhur, Belinda Balluku dukshëm ka ditë me pamje të re.
Ajo komunikoi sot se gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, deri më 23 dhjetor të këtij viti.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u shfaq më elegante se kurrë, me një look të pa të metë. Çfarë bie po ashtu në sy, është se nuk dallohen më tek ajo bizhuteri të rënda apo gjerdanë.
Dy muaj më parë, ish-kryeministri Sali Berisha postoi një foto në “Facebook” ku shkruante se varësja që mbante ministrja në një konferencë asokohe kapte një vlerë marramendëse, plot 10 mijë dollarë.
Një gjerdan prodhuar nga marka luksoze franceze “Van Cleef & Arples”, që Balluku pretendoi në një intervistë televizive se është blerë jo më shumë se 10 dollarë.
Megjithatë, fill pas këtij pohimi, ministrja duket se ka hequr dorë nga aksesorët.
Mos ndoshta gëzon veçse bizhuteri të lakmueshme, dhe po përpiqet të shmangë gojët e liga? Apo lufta me Covid-19 e ka bërë të vlerësojë jetën dhe të paktat gjëra që vërtetë kanë rëndësi në kohë dhe hapësirë?