Mazhoranca ka deklaruar publikisht se do të nisë procedura në parlament për shkarkimin e Presidentit Meta. Sakaq sot u votua një rezolutë kundër dekretit të Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.
Por a mundet parlamenti ta shkarkojë Presidentin?
Vetë ministrja e Drejtësisë e kabinetit Rama ka pranuar sonte në “Opinion” se fjalën e fundit për shkarkimin e Presidentit të Republikës e jep Gjykata Kushtetuese. Një gjykatë sot është inekzistente.
Etilda Gjonaj: E para, padyshim ka filluar një procedurë për shkarkimin e Presidentit, sipas rezolutës. Pikërisht Kuvendi ka ndërmarrë sot një vendim politik me rezolutën, ku ka konstatuar pavlefshmërinë, apo shkeljet kushtetuese të dekretit të Presidentit. Dhe më pas procedura është shumë e qartë në Kushtetutë, ka dhe gjithashtu rregullorja e Parlamentit, që e përcakton si procedurë, do marrë kohën. Padyshim, fjalën e fundit, pavarësisht se ka një vendim të parlamentit, do ta thotë Gjykata Kushtetuese
Fevziu: Kur?
Gjonaj: Gjykata Kushtetuese do ta thotë kur të ngrihet.
Fevziu: Edhe po u ngrit pasi të mbarojë mandatin Ilir Meta?
Gjonaj: Tani ne nuk do presim që Gjykata Kushtetuese të ngrihet pasi të mbarojë mandatin Presidenti.