Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini e ftuar në emisionin “Kjo javë”, foli gjerësisht për protestën studentore dhe atë të pedagogëve, e paralajmëruar për të hënën.
Shahini, ndërsa u ndal te detyrimet e Universiteteve ndaj studentëve u shpreh se janë ligjëruar mjaft pedagogë me punime plagjiaturë.
“Ne po ligjërojmë pedagogë, që ndoshta në punimin e tyre kanë plagjiaturë. Këtë na e kërkuan studentët. Të gjitha punimet t’i dixhitalizojmë, se janë tashmë publike. Të shohim se cili është software më i mirë për të parë plagjiaturën. Ne ftojmë universitetin të shohim se cila është mënyra më e mirë që të zbulohet. Më pas grupet e punës të shohin nëse kjo ngjashmëri është plagjiaturë”, u shpreh ajo.
Studentët thonë që jo të gjitha pikat janë plotësuar, duke nisur që nga pika e parë
Tarifat është plotësur plotësisht. Për t’u punësuar nuk ështe e nevojshme për të pasur një diplomë masteri. Janë shumë pak profesione që kërkojnë atë nivel studimi. Kur nuk është e nevojshme të futesh në tregun e punës, nuk duhet tarifa e masterit. 90 mijë studentë, përfitojnë nga pakoja financiare për të përfituar bursat. Në shumicën e vendeve punës te portal që kemi hapur “ Punë të mbarë” shumica e studenteve nuk duhet të kenë një diplomë master.
Për drejtimet mësues, psikolog, duhet të diskutohet si të vijohet. I bëj thirrje studentëve që të paktën të lënë sekretaritë e universiteteve të kryejnë punën.
Në shumë fakultete studentët kanë firmosur?
I bëj thirrjet të përgjithshme, kur flasim për pakica dhe shumica. Flasim për 168 mijë studentëve, është vetëm një grup i vogël që po zhvillojnë mësimin momentalisht. Studentët bllokojnë hyrjen ose përdorin forma të dhunshme, prishin mësimin, thonë jeni tradhëtarë ta kauzës, thonë studentët që në rrjetet sociale është një presion i paparë.
Unë do doja ta dija shumë pedagogët pse ata janë në grevë
Ne po ligjirojmë pedagogë, që ndoshta në punimin e tyre kanë plagjiaturë. Këtë na e kërkuan studentët. Të gjitha punimet t’i dixhitalizojmë, se janë tashmë publike. Të shohim se cili është software më i mirë për të parë plagjiaturën. ne ftojmë universitetin të shohim se cila është mënyra më e mirë që të zbulohet. Më pas grupet e punës të shohin nëse kjo ngjashmëri është plagjiaturë.
Abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë si shkaktor kryesor i protestës
Dy gjëra, Vendimet e Këshillit të Ministrave nuk janë të shkruara në gur, në momentin që pedagogët janë të gatshëm t’i bëjnë brenda studentëve. Me fondin amerikano-shqiptar për zhvillim janë përkthyer shumë libra në formë cilësore. Ky grup i punës do bëjë identifikimin e literaturëve. Pse nuk duan pedagogët më shimë literaturë për studentët,që ata të marrin më shumë dije dhe të jenë sa më shumë konkurueshëm në tregun glogal. Kanë kërkuar që të ndërtojmë një biblotekë. Është një grup pune që identifikon literaturën më të mirë dhe përshtatshme. Kemi çuar kërkesë te të gjitha universitetet, të cojnë të gjitha përfaqësuesit e tyre për të ngritur grupin e punës. Përkthimi është një process shumë i shtrenjtë.
Pse nuk je këshilluar për VKM
Kërkesat e studemtëve ishte që qeveria të ndërhyjë në dçika që duhet të ishte në marrëdhënie të studentëve me pedagogët. Ishte diçka urgjente por që mund të ndryshojë rrugës. Natyrisht nuk janë pyetur të gjithë pedagogët, por një pjesë e tyre. Do takoj personalisht pedagogë. Universitetet e tjera krijojnë buxhet vetëm me punimet e tyre shkencore. Kemi vendosur të rrisim buxhetin për punimet shkencore. Nevoja për studime që ka një ministri, do rritet fondi për kërkimin shkencor.
A e ka menduar seriozisht qeveria, që nëse mbaron viti pa diplomim, do futet sistemi në kolaps
Sa më shumë të zgjatet bojkoti , aq më shumë do zgjasë sezoni. ne sot bëmë inspektime në konvikte. Ne kemi marrë gjithë këto vendime që kërkesat që erdhën nga studentët te ne për shkak se universitet nuk e plotësonin. Ne nuk po delegojmë asgjë.
Çfarë masash do merrni nëse vazhdon grevë urie.
Kjo nuk mund të behet vetëm nga qeveria, besoj se është e qartë për ju, edhe për publikun që po na ndjek.
Kur do ndiqen doktakturat
Herën e fundit që është bërë vëzhgimi i doktoraturave, pedagogët kanë pasur në mentorim 5 studentëve në raste të tjera edhe 50 studentë, një gjë që është e pamundur të prodhojë cilësi. Në momentin që do zgjidhet situate do bëhet edhe zhbllokimi i doktoraturave.
Përshendes studentët për kërkesat e drejta, në të cilat do të veçonja kërkesën për Vettingun e pedagogëve. Gjithashtu përshëndes edhe qeverinë që po i realizon keto kerkesa më se të drejta të studentëve. Rastësisht pashë një nga skadalet më të mëdha të doktoraturave në vendin tonë. E kam fjalën për doktoraturën “Përdorimi i paneleve diellore në Shqipëri”, të drejtuar nga “profesor” Gjovalin Gruda, pedagog i gjeomorfologjisë në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës dhe e përgatitur nga një student i degës së gjeografisë së këtij universiteti. Kjo doktoraturë u miratua dhe u mbrojt në Departmentin e Gjeografisë së këtij universiteti.
Kjo doktoraturë u drejtua nga pedagogu Gruda, që nuk është marrë kurrë me panelet diellore, nuk ka asnjë informacion nga fizika, inxhineria apo meteorologjia. Kuptohet se doktoratura në fjalë është vetëm plagjiaturë dhe azgjë tjetër. Por për profesor Grudën rëndësi kanë vetëm lekët e honorarit që ai i vodhi shtetit, taksave tona. Ku e gjen guximin departamenti i Gjeografisë, qe miraton dhe pranon të mbrohet një doktoraturë e tillë, objekti i së cilës është krejtësisht jashtë fushës së aktivitetit të tij shkencor. Me siguri edhe departamenti është bërë palë me pedagogun hajdut. Ndaj, Vettingu duhet te bëhet edhe për instutucionet universitare, për drejtuesit e tyre shekullorë.
Kjo nuk është e vetmja vjedhje e Grudës. Midis tyre do të përmend dy të tjera. E para lidhet me marrjen e titullit “profesor” me CV të fallsifikuar, duke shënuar punime, studime apo botime që nuk i ka bërë kurrë.
E dyta lidhet me vjedhjen e parave të praktikave dhjetëditore në terren të studentëve. Sipas rregullit absurd të kohës, kur unë isha student, paratë për hotelin e studentëve i mbante pedagugu drejtues i praktikës. Për çdo student jepeshin 2000 lekë të reja nata. Profesor Gruda drejtonte praktikën e rreth 100 studentëve. Mjeshtri i vjedhjes Gruda i strehonte studentët për pesë net në një hotel të lirë (vetëm 500 lekë të reja nata) në Pogradec dhe pesë net të tjera në një hotel, po kaq të lirë në Shkodër. Faturat e hotelit, që pronari ia jepte me mirëbesim të firmosura dhe të vulosura, Gruda i plotësonte vetë me shumën 2000 lekë të reja nata për çdo student. Me këto fatura të fallsifikuara ai “justifikonte” paratë në llogarinë e fakultetit. Kushdo mund të bëjë llogarinë që ky hajdut ordiner i vidhte shtetit, taksave tona vetëm nga një praktikë me studentët: 100 studentë x 1500 lekë x 10 net = 1,500,000 lekë të reja. Por këtë punë e ka bërë disa vite rrjesht.
Këta pedagogë janë turpi i universitetit. Vettingu duhet t’u japë atyre dënimin e merituar, duke e pastruar universitetin nga plagjiatorët e shkencës dhe hajdutët ordinerë. Unë kam bindje të plotë se kjo do të arrihet.

po kjo ku e kreu vet shkollen,me siguri diku si koka ne strug apo balla ne rumani.