Aktualitet

Minoritet me 300 veta/ Studiuesi Kapri: “Minë me sahat”, sapo të zbresësh Llogaranë do të kemi një “Greqi të vogël”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 04/07/20 |
Nga Leonard Quku

Studiuesi Erald Kapri i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga dy ligjet për pakicat kombëtare dhe dygjuhësinë, pasi nuk kanë qasje me realitetin shqiptar dhe nuk janë të bazuar në asnjë fakt historik e as precedentë të vendeve të tjera demokratike.

Kapri shprehet në një intervistë për “MAPO.al” se dy nismat janë “bombë me sahat” dhe tradhti kombëtare, ndërsa ngre alarmin se jugu i vendit rrezikon të asimilohet. 

“Në terma afatshkurtër, ndoshta pas 20 vitesh, nëse ky vendim miratohet, sapo të zbresësh Qafën e Llogarasë, do të duket si një Greqi e Vogël. Ky është synimi i palës greke dhe pala shqiptare, ta themi hapur, nuk ka këllqe, është e korruptuar dhe e pazot t’u dalë në ballë çështjeve shqiptare”, shprehet Kapri.


Ç’mendim keni për nismën e re të përgatitur nga qeveria për minoritetet? Mjaftojnë 300 firma për t’u shpallur pakicë kombëtare dhe nëse në një zone 20% deklarohen pakicë kombëtare, atëherë kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetin vendor, si vendosjen në tabela e sinjalistika. Si e lexoni këtë zhvillim? Unë kam mbajtur një qendrim publik në lidhje me këtë çështje dhe e shoh si tradhëti kombëtare. Besoj se është një nga aktet më të rënda të miratuara ndonjëherë e cila do të ketë pasoja për shtetin shqiptar. Më besoni, marrëveshja e detit apo dy varrezat greke janë të pakahasueshme me këtë vendim të qeverisë. Uroj që të reflektohet shpejt dhe të tërhiqet. Në terma afatshkurtër, ndoshta pas 20 vitesh, nëse ky vendim miratohet, sapo të zbresësh Qafën e Llogarasë, do të duket si një Greqi e Vogël. Ky është synimi i palës greke dhe pala shqiptare, ta themi hapur, nuk ka këllqe, është e korruptuar dhe e pazot t’u dalë në ballë çështjeve shqiptare. Asnjëherë më parë nuk ka qënë kaq rëndë. Ish-Mbretëria shqiptare nën Zogun ka arritur çështje historike me palën greke, nga autoqefalia e Kishës e deri tek njohja e minoriteti shqiptar Çam. Ndërsa sot kur pretendojmë se kemi edhe traktat miqësie mes dy vendeve, po endemi drejt vendimeve që nuk kanë asnjë precedent në vende të tjera. 


 


Çfarë rreziqesh shihni në të ardhmen, duke ditur që vetëdeklarimi është ndikuar nga shumë aspekte anësore në disa zona siç është joshja me pensione e financime në rastin e Greqisë, por edhe vendet e tjera fqinje “gjuajnë” elementë të caktuar për këto qëllime? Me pak fjalë, do mjaftonin disa qindra persona që mund t’i bëjnë propozim Këshillit Bashkiak. Në e dimë si janë këshillat bashkiake në periferi, laramane, me lloj-lloj interesash individësh të vegjël që blihen kollaj. Ndaj, në të ardhmen e afërt nuk do jetë çudi që bashkia e Himarës, Bashkia e Konispolit të shpallen zona minoritare. E thashë pak më sipër që synimi është që pasi të kalohet Qafa e Llogarasë të vijë më pas një Greqi e Vogël. Kjo është një minë me sahat për interesat shqiptare. Unë uroj që edhe opozita ta kundërshtojë ashpër. Është e qartë që qeveria ndihet ngushtë për shkak se pala greke po përdor hapjen e negociatave. Por kësaj radhe negociatat nuk kanë ngelur në dorën e tyre, është më komplekse. Ndaj duhet reflektim. Minimumi ne shqiptarët duhet të ndjekim shembullin e maqedonasve të cilët asnjëherë nuk u përkulën para presionit grek por e përballuan me dinjitet dhe forcë mohimin grek. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Nuk na duhet hapja e negociatave me lëshime të tilla. Nëse ne do i rezistojmë presionit grek do jemi më të fituar dhe vetë BE dhe SHBA do i bënin presion palës greke të tërhiqej sepse kushte të tilla që bëjnë grekët nuk janë parë dhe as dëgjuar.


Ndërkohë në anën tjetër, kemi Greqinë që nuk njeh fare minoritete, ndërsa çështja Çame p.sh po tentohet të arkivohet me çdo mjet nga Athina zyrtare. Çfarë karte duhet luajtur në këtë drejtim? Mos ka ardhur koha për reciprocitet?
Kjo çështje me shqetëson edhe mua. Greqia po realizon çdo objektiv të saj në raport me palën shqiptare. Ne kemi ngelur në vend. Nëse do vazhdojë kështu, shumë shpejt Greqia do realizojë çdo objektiv dhe ne si shqiptarë nuk do kemi asnjë mundësi për t’i bërë presion pozitiv që të njihet çështja çame. Më thoni ju, me çfarë do e “joshim” palën greke të pranojë çështjen çame? Praktikisht nuk do kemi asgjë. Ndaj po rrezikojmë shumë dhe humbja për ne do jetë shumë e madhe. 

Ne njohim si zona minoritare Dropullin p.sh, Finiqin por dhe Pustecin, pse u dashka kaluar apo masivizuar teza e minoritetit, me “300 firma”, në të gjithë vendin kur nuk ka asnjë gjetje historike të kësaj natyre që të motivojë një zhvillim të tillë? Jo vetëm kaq. Unë e sfidoj qeverinë shqiptare për të treguar se ku e ka marrë këtë model. Është i turpshëm. Po ju jap një rast. Londra, një qytet që e njoh mirë pasi kam studiuar atje, ka mbi 130 nacionalitete të ndryshme që jetojnë dhe punojnë atje. Madje, sot gjysma e Londrës nuk flet më anglisht për shkak se qyteti është një shembull kozmopolitizmi. Sipas këtij vendimi që merr pala shqiptare, Londra nuk do ishte më qytet anglez por kushedi çfarë, e madje quha angleze do trajtohej si minoritare. Për të qeshur e për të qarë njëkohësisht. Me pak fjalë, i bie që komuniteti shqiptar në Londër, që i kalon 100 mijë, mund të kërkojë në këshillin Bashkiak të Londrës njohjen e gjuhës shqipe si minoritare. E më pas gjithë Londra të mbushej me tabela shqip dhe anglisht e do quhej “little-Albania”. Nëse britanikët e pranojnë këtë gjë, atëherë t’ua japim me qef edhe palës greke.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas