Pas mesazhit te publikuar sot të Edi Ramës me ish futbollistin dhe trajnerin Mihalioviç, gazetari Berat Buzhala ka botuar një foto të Sinishës me famkeqin Arkan.
Mbi të ai ka shkruar:”Edi Ramës kur mu ka dhanë mundësia i pata thanë njeherë edhe ner sy, në fytyrë, se problemi më i madh i yti kur përzihesh në temën e Kosovës dhe Serbisë është se ti nuk e njeh problemin, nuk i njeh njerezit, fole pa pasë njohuri bazike për këtë temë. Një foto e Sinisha Mihajlovicit me Arkanin famëkeq. Sigurisht që po e shihni ekzaltimin e Mihajlovicit me përgjegjësin e mijëra vrasjeve në ish Jugosllavi, përfshirë edhe ato në Kosovë”.
Per Arkanin Sinisa Mihajlovic ka deklaruar se: “Nuk e mohoj miqesin time me te, ai mbronte serbet, krimet i ka te tmerrshme por ajo ishte nje lufte civile”.
Pikërisht për këtë solidariteti i Ramës me ish futbollistin që luftonte kundër leuçemisë ka ngjallur shumë reagime.
Etiketa: Berat Buzhala*, mesazh per ramen, Miqësia e Mihajloviçit me Arkanit, publikon foton