Aktualitet

Miqësorja me Uellsin- Ja formacioni që Reja zgjedh për Kombëtaren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 05/06/21 |
mapo.al

Kombëtarja kthehet në fushë dhe luan një ndeshje miqësore ndaj Uellsit në Kardif, prej orën 18:00, me Rejën, që mes mungesash do provojë të kualidojë lojën për të qenë gati për ndeshjet e shtatorit, kur nisin kualifikueset për Botërorin 2022.






Nga Uellsi, Reja u shpreh dje se e ka gati formacionin për ndeshjen e nesërme dhe pritet që të mos i ndahet formacionit 3-5-2. Tashmë zgjedhjet e tij janë konfirmuar.


Në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin.





Mbrojtja është me më të mirët.



Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit.



Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani.

Ndërkohë treshja e qendrës përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare.

Balaj e Manaj luajnë në sulm.

SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja.

UELLSI (4-4-2): Hennesey; Ampadu, Mepham, Davies, N.Williams; Levitt, Allen, Ramsey, Norrington-Davies; Brooks, T.Roberts. Trajner: Rob Page.

84


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas