Sport

Miqësorja me Ukrainën, Shevçenko ka një kërkesë të çuditshme përpara Shqipërisë






               Publikuar në : 15:25 - 29/05/18 |
mapo.al

Shqipëria luan një miqësorë ditën e sotme me Kosovën në orën 20:00, në Zvicër. Të dielën kombëtarja jonë do të ndeshet kundër Ukrainës së Shevçenkos në Francë. Ky i fundit ka një kërkesë për UEFA-n dhe FIFA-n. Ndeshja është parashikuar të luhet në Evian të Francës por Sheva ka kërkuar që të ndryshohet stadiumi.


Organizatorët e të dyja palëve po negociojnë për të vendosur kushte të reja por nuk ka ende një vendim. Kapaciteti dhe siguria e stadiumit duket se është një problem për ukrainasit. Ata janë të kënaqur me terrenin por nuk binden nga kushtet e tjera. Me këto ndryshime miqësorja vihet në rrezik.




Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas