Brazili dhe Argjentina po tregojnë formë mjaft të shkëlqyer në këto minuta të para të miqësores së luksit.
Aktualisht po luhet pjesa e parë dhe janë Albicelestet ato që po kryesojnë, 1-0. Autori i golit është ai, Lionel Messi.
Ylli i Barcelonës dërgoi në fundin e rrjetës një penallti të fituar nga ai vetë. Ndërhyrja e Alex Sandro në hyrje të zonës u konsiderua e parregullt nga kryesori dhe nuk kishte dyshime, penallti.
Goditja e parë e Messit u neutralizua nga Alisson, por me vazhdimin e aksionit, “pleshit” tundi rrjetën. Ndërkohë, pak minuta më parë, Gabriel Jesus goditi keq një penallti.