Ashtu siç ishte shkruar më herët në media, konfirmohet se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjendet në Hungari.
Madje ai ka pranuar se ka kërkuar azil politik në këtë vend. Policia e kërkoi Gruevskin disa herë, por nuk e gjeti në Maqedoni.
“Ditëve të fundit kam marrë numër të madhe të kërcënimeve për jetë. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Gjithmonë do t’i jem besnik kauzës për Maqedoninë, asnjëherë nuk do të heq dorë”.
Kjo nuk është hera e parë që Gruevski kërkon ndihmë nga kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të dy janë persona që kanë akuzuar miliarderin hungarezo-amerikan George Soros si armik të qeverisjes së tyre.
Orban madje ishte në krah të Gruevskit publikisht gjatë zgjedhjeve të fundit.
Nikolla Gruevski u dënua me 2 vjet burg në çështjen “Tanku” të Prokurorisë Speciale, e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë Euro.
Sipas ksaj logjike i bie qe edhe Sali berisha,Ilir Meta dhe Lul Basha qe ne nje te ardhme te afert te kerkojne azil ne Hungari tek miku i tyre Viktor Orban si anti Soros.