Aktualitet

Mira Kazhani flet për aksidentin: Jam lutur për atë djalë







               Publikuar në : 21:19 - 14/05/19 |
mapo.al

Gazetarja Mira Kazhani ka folur për herë të parë për aksidentin me makinë ku u përfshi rreth një muaj më parë, me pasojë lëndimin e një të riu. Ajo ka dhënë lajmin e mirë për djalin që aksidentoi, për të cilin tha se është jashtë rrezikut për jetën por do i duhet kohë për rikuperimin e plotë. Jo pak e emocionuar dhe gati në lot, Kazhani tha se nuk ia uron as armiku atë që i ndodhi.


“Djali e ka kapërcyer momentin e krizës me jetën, sigurisht do i duhet kohë për rikuperimin e plotë. Nuk e kisha parashikuar që do më pyesje. Duhet të jemi gati për t’u përballur dhe me fatkeqësitë si e imja. Është një ngjarje e rëndë që s’do ia uroj as armikut. Jam lutur shumë për shëndetin e atij djali, është shumë i ri, është shumë i vogël, nuk është si gjithë të tjerët as si unë, as si vajza jote.

E kam përjetuar si gazetare, si vajze, është një gjë që ende më prek. Sulmet dhe spektakli i fotoshopeve i atyre që iu ka ngecur ora shumë mbrapa nuk më ka prekur se kisha një shqetësim të rëndësishëm, që ishte jeta e atij djali. Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo faj. Ishte e premte kur e pashë djalin me drejtorin e spitalit, ishte tamam e premte. Kam nisur të besoj”, tha gazetarja.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas