Gazetarja Mira Kazhani ka kujtuar gjatë një bisede të zhvilluar në “E Diell” një nga intervistat që i ka lënë asaj një shije të hidhur. Mira u shpreh se konkretisht ka qenë ajo me politikanin Kastriot Islami, i cili, sipas saj, kishte hedhur poshtë fjalët e thëna.
“Ka qenë një rast me një politikan, Kastriot Islami, ma dha intervistën, m’i tha të gjitha, ia dërgova dhe në e-mail pasi ia kisha shkruar. Unë kurrë nuk guxoj të shkruaj diçka që s’ma ka thënë dikush dhe më vonë ishte penduar dhe thoshte që nuk i kam thënë ato gjëra. Le të themi që më la shije të keqe, sepse nuk m’u duk shumë burrërore”, tregoi gazetarja.
Kazhani komentoi edhe “namin” e saj si hakmarrëse, duke thënë se disa gjërave në jetë kishte vendosur t’u përgjigjej vetë dhe të mos ia linte Zotit në dorë.
“Nëse dikush më ka lënduar me pa të drejtë, unë ia jap vetë përgjigjen, edhe pse nuk mund t`i biem me gurë çdo qeni që na leh në rrugë sepse nuk mbërrin në destinacion”, përmbylli ajo.