Aktualitet

Miratimi i rezolutës nga PE, Meta: S’ka negociata pa zgjedhje të lira














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:27 - 04/03/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua këtë të enjte në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.





Kreu i Shtetit, përmes një statusi në “Facebook”, falenderoi dy grupet e mëdha politike, që ofruan mbështetjen e tyre për të ardhmen europiane të Shqipërisë.


Ndër të tjera, presidenti Meta bëi thirrje shqiptarëve, që të mbrojnë me çdo çmim votën e lirë dhe të ndershme.




Postimi i plotë i presidentit:


Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.


I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes europiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184!

Lexo edhe :  Meta publikon posterin e PS, mesazh Ramës: Mos më detyro të hyj në garë

Askush nuk do të amnistohet!

Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar.

LEXO EDHE:

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën: Kusht, dënimi për blerjen e votës

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas