Aktualitet

Miratohet qiraja për një vit, për të prekurit nga tërmeti në Lezhë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 08/12/19 |
mapo.al

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, për të gjitha familjet që u është shkatërruar shtëpia nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


Në vendimin e Këshillit Bashkiak, thuhet se pagesa do të bëhet sipas vlerës së qirasë së tregut dhe strukturave përkatëse të apartamenteve.



Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:


Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.

Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.

Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë, sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:

a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë

b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë

c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë

Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:

a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi

b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit

<
>
lezhe-letra lezhe-letra-1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas