Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë të ndodhur në Mirditë. Mësohet se i plagosuri është Frederik Leka, 26 vjeç. I riu është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranës ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje. Burime për MAPO-n thanë se janë identifikuar autorët por nuk jepen të dhëna për ta për shkak të hetimeve. Policia po kreh zonën për arrestimin e tyre.
Njoftimi
Në vendin e quajtur ”Rreth I Epërm” Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.