Aktualitet

Mirditë – Protesta për HEC-in, fjalimi epik i 87 vjeçares














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:35 - 02/04/21 |
mapo.al

Banorët e fshatit Thirrë dhe  Sang në Mirditë kanë protestuar për ndërtimin e një HEC-I dhe të një fabrike uji. Sipas tyre, kompani private po shfrytëzojnë këto ujëra pa u konsultuar me banorët e zonës si dhe kanë bërë denoncim për falsifikim të firmave të tyre. Mes banorëve të Mirditës, më e moshuara, një 87-vjeçare, mbajti një fjalim epik





Një prej banorëve, thotë se janë mbledhur një grup celule dhe kanë bërë mbledhje fshehtas. “Ju thashë që unë s’jam ky në këtë firmë.”-tha një banor.


Mes tyre, një e moshuar, 87-vjeçare deklaroi se është më e vjetra, dhe tha se prej malit dhe prej atij uji kanë qëndruar aty. Ruta Bajraktari, shtoi se ujin duan t’ua marrin.





“Unë jam më e vjetra, Ruta Bajraktari, ne me këtë ujë dhe me këtë mal kemi jetuar. Kemi qëndruar prej këtij mali e prej këtij stani. Tani duan të na marrin dhe ujin. Jam 87 vjeçe dhe kam ardh sot këtu.”-deklaroi Bajraktari.



Rreth 500 banorë dhe ish-banorë që kanë pronat e tyre në këto fshatra, kërkojnë që të ndalohen punimet pasi uji i këtyre burimeve është jetik për ta. “Me këtë bjeshkë e me këto ujëra, jam bërë 80 vjeç sot.”-deklaroi një tjetër banor.


Ata u shprehën se se do të protestojnë duke bllokuar Rrugën e Kombit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas