Ndërsa po punohej për hapjen e një rruge në Xhuxhe të Fanit të Mirditës, është gjetur një gur i madh që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram. Sapo kanë parë gurin me mbishkrime punëtorët kanë ndërprerë punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.
Kolin Marku, Administratori i Fanit thotë se pritet ardhja e specialisteve të fushës për të përcaktuar datimin dhe vlerën që ka ky gur. Gjergj Marku, Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike.
Në zonën ku është gjetur guri pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar për të përcaktuar vlerat që ka ky gur dhe se cilës periudhë i përket.