“Mirë se vini në botëror, ku dështimi kombëtar zgjon forca të errëta”

Muajin e shkuar, dy futbollistë gjermanë me origjinë turke, Mesut Ozil dhe Ilgay Gundogan, bënë foto me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Londër. Gundogani, i cili ka dy pasaporta, gjermane e turke, kishte shkruar në bluzë: “Për presidentin tim, me nderimet e mia”.

Gjatë ndeshjeve të fundit miqësore, Ozili dhe Gundogan u fishkëllyen dhe u ofenduan nga tifozët gjermanë, por morën mbështetje nga Federata Gjermane e Futbollit. U është thënë që tifozët mund të jenë edhe më të ashpër gjatë vazhdimit të kampionatit botëror.

Ka disa arsye se pse mund të fishkëllehet një futbollist që takon Erdoganin. Për shkak të abuzimeve me të drejtat e njeriut dhe të tendencave diktatoriale, këto mundësi për foto janë ndoshta duhen refuzuar. Siç vë në dukje Sevim Dagdelen, një deputet gjerman me origjinë turke, i krahut të majtë: “Është një gabim i madh të pozosh me despotin Erdogan në një hotel luksoz të Londrës, dhe ta lartësosh me titullin ‘presidenti im’, kur demokratët në Turqi po përndiqen e gazetarët po arrestohen.”



Por ka dhe arsye se pse nuk duhen fishkëllyer. Disa prej tyre, në Gjermani e në vende të tjera, hasin probleme të shumta për shkak të identiteteve kombëtare. Sidomos ata që vijnë nga familje emigrantësh mund të ndiejnë lidhje të forta me më shumë se një shtet. “Për integrimin duhet të japësh e të marrësh”, thotë Zelika Baba, një punëtor i ri në Gjermani me origjinë kurde dhe armene. “Por ata duan të heqim dorë nga kultura jonë. S’ka rëndësi se për sa kohë ke jetuar këtu, nëse ke lindur këtu apo nëse flet gjermanishten njësoj. Mbetesh gjithnjë i huaj. Flasin gjithnjë për ne, por nuk flasin kurrë me ne.”

Deputetët e partisë së ekstremit të djathtë, AFD, kanë shfrytëzuar rastin për të vënë në dyshim jo vetëm vendimet e lojtarëve, por edhe sinqeritetin e tyre. “Pse luan Gundogani për kombëtaren gjermane kur njeh Erdoganin si president?”, pyet njëri. Botërori që ka nisur tregon jo vetëm disa nga talentet e sportit, por çliron disa nga ankthet më të thella përbrenda dhe midis kombeve. Gjatë kësaj periudhe, kur nacionalizmi është në rritje në Europë, ne jemi duke hyrë në muajin kur tunden flamujt e kur këndohen himnet kombëtare, duke kaluar shpesh në eufori patriotike e në zhgënjime… shpesh ndodhin të gjitha bashkë. “Komuniteti i imagjinuar i miliona banorëve duket më real në një ekip prej 11 vetash”, ka shkruar dikur historiani Erik Hobsbaum.

Problemi është se realiteti, siç shihet në fushën e futbollit, shpesh nuk përkon me imagjinatën që është ndërtuar nga mitologjia ndër vite. Këto tensione nuk kanë pse të kenë lidhje patjetër me racën apo etninë. Kur Italia nuk u kualifikua dot për botërorin, për herë të parë në 60 vite, disa ia vunë fajin korrupsionin, duke e krahasuar veten me Gjermaninë, e cila, sipas tyre, është vend që i zbaton rregullat.

Në vitin 2002, kapiteni i Irlandës, Roy Keane, u dërgua në shtëpi pasi i tha menaxherit të ekipit, Mick McCarthy: “Nuk të vlerësoj si lojtar, as si menaxher, as si person. Je një plehrë e ndyrë dhe mund ta futësh kupën e botës në prapanicë. Nuk kam pikë respekti për ty.” Ata që e anashkaluan këtë si thjesht zemërim i momentit i një lojtari të pagdhendur e të mbipaguar, kanë lënë pa vënë re vijat paralele që pati kjo ngjarje me problemet më të rënda që kishte Irlanda në atë kohë, sipas komentatorit Fintan O-Toole. “Keane është shembulli konkret i Irlandës së re të Tigrave Keltë. Ashtu si Irlanda e re, edhe ai është i pasur, sheh për lart dhe ndjek një etikë pune të pamëshirshme. Por rreth tij ekziston trashëgimia e një shoqërie relativisht të varfër, në të cilën dukej e logjikshme të ishe mirënjohës për mëshirime të vogla.”

Por, duke marrë parasysh natyrën e anktheve që janë përhapur tani në Europë, si dhe faktin që ekipet e futbollit janë një nga vendet e pakta ku minoritetet janë të përfaqësuara mirë, jashtë burgjeve dhe papunësisë, problemet e identitetit racor, etnik dhe kombëtar shpesh, bëjnë shumë zhurmë. Zlatan Ibrahimovic beson se arsyeja që u la jashtë kombëtares suedeze nuk kishte të bënte shumë me dëmtimin. “Unë s’kam mbiemrin tipik suedez dhe nuk kam as sjelljen tipike suedeze.” Ekipi anglez, më i larmishmi nga pikëpamja racore deri më sot, duke qenë në dijeni të nivelit të lartë të racizmit në Rusi, pozoi me një foto me tabela që shkruanin “jepi racizmit kartonin e kuq”.

Interpretimet e nënkuptimeve të këtyre çasteve mund të jenë të tepruara. Kur Franca fitoi kupën e botës në Paris, në vitin 1998, me një ekip shumë të larmishëm nga pikëpamja etnike, kombi doli në rrugë për të festuar. “Nuk ka shembull më të mirë të bashkimit dhe diversitetit se ky ekip fantastik”, tha në atë kohë kryeministri socialist, Lionel Jospin.

Por duket që nuk mësojmë gjithnjë nga shembujt. Pas katër vitesh, Jean-Marie le Pen, që në atë kohë ishte kryetare e Frontit Nacional, hyri në zgjedhjet presidenciale pasi mposhti Jospin-in, duke e nxjerrë në vend të tretë. Tetë vite pas kësaj, në Afrikën e Jugut, i gjithë ekipi francez hyri në grevë pasi një lojtar me ngjyrë u kthye në shtëpi për mosbindje. Filozofi Alain Finkielkraut u bëri jehonë shumë racistëve kur e krahasoi atë ekip me të rinjtë që krijonin trazira me protestat e tyre nëpër lagjet periferike, të banuara nga shtresa punëtore. “Tani kemi prova që ekipi francez nuk është aspak ekip, por një bandë huliganësh që njohin vetëm moralin e mafias”, tha ai.

Këtu gjendet një dogmë e racizmit perëndimor. Kur diversiteti lidhet me diçka të suksesshme, shihet si vepër e gjenive të cilët e mundësuan, e ushqyen dhe e menaxhuan; kur lidhet me probleme, diversiteti është arsyeja e dështimit. Në fakt, në Itali kanë fajësuar të huajt për rezultatet e dobëta këtë vit. “Ka shumë të huaj në fushë”, shkroi në Twitter Mateo Salvini, kryetari i Lega Nord, partia kundër emigrantëve. “Ndaloni pushtimin, lini më shumë hapësirë për italianët edhe në fushë”.

Por “komuniteti i imagjinuar” i Hobsbaumit shfaqet në Angli më qartë se kudo, ku ekipi me “11 persona” jo vetëm qëndron si përfaqësues i identitetit kombëtar, por është në fakt i vetmi rast ku shprehet identiteti i Anglisë më vete. Ndryshe nga Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, të cilët kanë asamble ose parlamente, Anglia nuk përfaqësohet më vete në ndonjë gjë tjetër përveç futbollit dhe regbisë. (Ekipi i kriketit mund të pranojë lojtarë nga Britania dhe Irlanda).

Kjo është diçka e pafat, sepse e përqendron identitetin “kombëtar” në një sport që, falë lavdisë së mëparshme, ka premtime jo-realiste, nostalgjike, për një madhështi që është e papërsëritshme. Tingëllon familjare? Problemi nuk është se luajmë më pak se ç’mundemi, por sepse kemi gjetur nivelin tonë. “Anglia thjesht del mirë”, shkruajnë Simon Kuper dhe Stefan Szymanski në librin e tyre “Pse Anglia Humbi”. Ata thonë: “Ekipi luan më mirë se ç’pritet,  duke marrë parasysh se me çfarë duhet ta nisin konkurrimin”.

Pra, Anglia ka një ide të tejfryrë të kapacitetit të vet, që e bazon në një të shkuar të lavdishme, një e vërtetë me të cilën e ka shumë të vështirë të pajtohet. Edhe sikur të ndëshkohet që në ndeshjet e para, edhe sikur të shkojë deri në fund, sido që të përfundojë, loja e Anglisë ka për t’u përdorur nga gjysma e vendit si metaforë për Brexit-in.

Gary Younge, the Guardian


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252