Mirela Karabina, ish-ministre teknike për arsmin nga PD-ja është shprehur nga podiumi i protestës së qytetarëve se dje me shembjen e Teatrit është shpallur diktatura.
Ajo ka shtuar se Edi Rama ka urdhëruar shembjen kurse Erion Veliaj ka ekzekutuar.
“Dje është shpallur diktatura, nëse do ata lejojmë do të heshtim. Në një natë të errët ky pushet ky diktaturë, dukej sikur kishte terroristë, një spektakël. Jemi prej kaq kohësh që ruhemi, ndërtesën e dinin mirë. Për pak do të kishim mbetur nën rrënoja se askush nuk pyeti për ne. Kërkojnë të mbrojnë kulturën, se po vidhet Jemi të gjithë të rrezikuar nuk e dimë kur bëjmë faj e kur nuk bëjmë. Merr vendime vetëm në dëm të qytetarëve. Edi Rama urdhëri, Erion Veliaj ekzekutoi.
Këshilli bashkiak janë turpi i qytetit, turpi i Shqipërisë. Ai dhe Edi Rama futi shqiptarët për të shembur tetarin kombëtar, se nuk e shembin dot ndryshe se janë frikacakë. Ata kanë fundin e tyre politik, fundin e tyre të shëmtuar politik. Erion Velaj duhet të japë dorëheqjen. të bashkohemi për të luftuar këtë bandë terroristësh. Ne e duam Europën, por kjo e mbylli, kurrë nuk do të hyjmë në Europë. Ne jemi tetari, rroftë Shqipëria, rroftë teatri, rrofshin shqiptarët”, është shprehur ajo.