Thursday, June 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Frutat dhe perimet, konsumojini të të gjitha ngjyrave

by mapo.al
25/11/2021
in Shëndeti
0

Të bardha, të kuqe, jeshile, të verdha-portokalli, blu dhe lejla; zbuloni vetitë ushqyese të fruta-perimeve të ndryshme që mbrojnë shëndetin dhe parandalojnë sëmundjet, plakjen, hipertensionin etj.

Mirëqenia dhe shëndeti gjendet te konsumimi i fruta -perimeve të të gjitha ngjyrave. Sepse sa e rëndësishme është sasia e perimeve që konsumohen, aq e rëndësishme është edhe shumëllojshmëria e tyre. Çdo ngjyrë ka veprimin e vet mbrojtës. Pesë janë ndër ngjyrat më të njohura të fruta–perimeve që nga; e kuqe, e verdhë/portokalli, jeshile, blu/vjollcë dhe e bardha. Mjafton që të paktën në harkun e një jave të konsumoni një nga këto pesë ngjyrat e fruta –perimeve për të përfituar të gjitha vlerat ushqyese të tyre. Idealja është vendosja në ditë e pesë porcioneve të frutave dhe perimeve (jo detyrimisht pesë ngjyrave në harkun e 24 orëve).



Është vërtetuar se vetitë e dobishme të frutave dhe perimeve mund të ndiqen edhe në një grup përbërësish ekskluzivë të perimeve organike: që përmbajnë fitokimikate dhe antioksidantë. Janë pikërisht këto elemente që duke kapur energjinë e rrezeve të diellit i japin ngjyrë perimeve; duke filluar nga e verdhë e ndritshme, ngjyrë vjollcë të errët, portokalli të thellë, blu e errët. Janë pikërisht këta agjentë thelbësorë që mbrojnë organizmin nga tumoret, plakja, problemet kardiovaskulare dhe problemet me shikimin.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të bardhë përmbajnë: kuercentinë. Ato janë lulelakra, kërpudha, kopër, mollë, presh, qepa; të gjitha perimet me ngjyrë të bardhë forcojnë indet e kockave dhe ndihmojnë mushkëritë. E veçanta e perimeve me ngjyrë të bardhë qëndron te dy elementet, fitokimikatet dhe kuarcentina, e cila ndihmon në parandalimin e tumoreve. Në të njëjtën kohë janë të pasura me fibra, kripëra minerale, në veçanti me kalium dhe vitaminë C. Veçanërisht molla dhe qepa përmbajnë antioksidantë të fuqishëm (flavonoide) shumë të domosdoshme për shëndetin e mushkërive dhe kockave. Hudhra, qepa dhe preshi përmbajnë squfur i cili është përgjegjës për erën karakteristike por në fakt është shumë i mirë që përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Te kërpudhat gjendet një element i quajtur selen, i cili vepron kundër hipertensionit, anemisë dhe disa tumoreve.

Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe përmbajnë: likopen dhe antocianinë. Ngjyra e domates, panxharit dhe shalqirit është tregues i pranisë së konsiderueshme të dy fitokimikateve; likopenit dhe antocianinës. Likopeni shërben në parandalimin e tumorit në gjoks dhe në mitër, ndërsa te burrat tumorin e prostatës. Anticianina shërben kundër disa patologjive të enëve të gjakut, veçanërisht kush vuan nga arteroskleroza e cila shkaktohet nga ngushtimi i enëve të gjakut, praktikisht konsumimi i frutave dhe perimeve në përbërje të së cilës kanë anticianinë përmirëson qarkullimin e gjakut. Anticianina ka efekt pozitiv edhe te shikimi. Likopeni i pranishëm te domatet është një armik i betuar i radikalëve të lirë. Me konsumimin e luleshtrydheve dhe qershive furnizojmë trupin tonë me karotenoid, i domosdoshëm për parandalimin e tumoreve, iktusit, kakataraktës, kundër plakjes.

Luleshtrydhet dhe qitrot janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i domosdoshëm edhe në formimin e kolagjenit, si dhe është i aftë të stimulojë mbrojtjen imunitare.

Frutat dhe perimet me ngjyrë jeshile përmbajnë: kuercentinë dhe karotenoid. Marule, kunguj, borzilok, karçof dhe asparag, lulelakër, kastravec, brokoli, spinaq etj. Të gjitha perimet jeshile përmbajnë dy fitokimikate; klorofil dhe karotenoid, mbrojnë nga tumoret dhe patologji të tjera koronare. Te këto perime gjendet edhe magnezi, mineral shumë i rëndësishëm për metabolizmin e karbohidratet dhe proteinat, për tensionin e gjakut, për transmetimin e impulseve nervore, për thithjen e kalciumit, fosforit, natriumit, kaliumit. Te frutat dhe perimet jeshile gjenden gjithashtu karotenoide, të rëndësishme për sytë dhe për zhvillimin e qelizave epiteliale, aleate kundër plakjes. Por mbi të gjitha ngjyra jeshile sinjalizon për praninë e acidit folik dhe folatet, substanca thelbësore për të parandaluar, te gratë shtatzëna zhvillimin e spina bifida. Brokoli, majdanozi dhe kivi janë të pasura me vitaminë C.

Frutat dhe perimet me ngjyrë verdhë dhe portokalli përmbajnë betakaroten. Mandarina, limoni, karota, hurmat, pjepri, kajsitë dhe pjeshkat mbahen për përmbajtjen e lartë të fitokimikatit betakaroten, pararendës i vitaminës A, i cili vepron në riprodhimin dhe mirëmbajtjen e indeve. Të gjitha perimet në ngjyrë të verdhë-portokalli kanë efekt mbrojtës kundër tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe janë antioksidantë të vlefshëm, të pasur me flavonoide, të cilat kapin radikalet e lira të dëmshme të oksigjenit. Këta fruta dhe perime përmbajnë vitaminë C me veti antiinflamatore, antitumorale dhe antikuagulant.

Frutat dhe perimet me ngjyrë blu dhe lejla përmbajnë antocianinë. Frutat e pyllit, fiqtë dhe patëllxhanët, kumbullat dhe rrushi i zi. Ushqimet e familjes me ngjyrë blu/lelja zvogëlojnë rrezikun e tumorit dhe problemeve të enëve të gjakut, por mbi të gjitha falë antocianinës, janë aleatë të organizmit në shëndetin e venave dhe kolesterolit të lartë, parandalojnë iktusin. Kumbullat janë të pasura gjithashtu me vitaminë C. Boronicat njihen botërisht se parandalojnë edhe infeksionet urinare (kistet), rregullojnë florën intenstinale, aleat në funksionimin e aparatit tretës. Fibrat e pranishme te fruta-perimet ngjyrë blu dhe lejla ndihmojnë përthithjen e lëndëve ushqyese. Teksa patëllxhanët përmbajnë shumë magnez.

 

Ngjyra Fruta-Perime Elementët përbërës
Jeshile Asparag, borzilok, brokoli, karçof, kastravec, rukola, kivi, kungull Klorofil, acid folik, vitaminë C, magnez, karotenoid dhe luteinë
E Verdhë/Portokalli Limon, mandarinë, hurma, pjeshka, karota, pjepër Beta karotën, flavonoid, vitaminë C dhe kalium
E Kuqe Domate, panxhar, speca, qershi, luleshtrydhe Likopenë dhe antocianinë
Blu /Lejla Patëllxhanë, fiq, fruta pylli, boronica, rrush i zi Antocianinë, karotenoid, vitaminë C, kalium, magnez
E Bardhë Hudhër, lulelakër, qepë, kërpudhë, mollë, pjeshkë, presh Antocianinë, karotenoid, vitaminë C, kalium, magnez

 

Tags: frutakonsumingjyratperime

JU SUGJEROJME

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë
Aktualitet

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

09/10/2022
Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje
Kryesore

Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje

30/08/2022
Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
Shëndeti

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

30/06/2022
Next Post
Përmbyti Europën me kokainë, brenda rrjetit të Dritan Rexhepit

Përmbyti Europën me kokainë, brenda rrjetit të Dritan Rexhepit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In