Në çdo dyqan mishi ka një tabelë: “Shesim mish të freskët”. Konsumatori shqiptarë vazhdon të besojë që mishi cilësor është ai i sapo therur.
“Normal që është i sapo therur sepse ai ka ato gjërat e veta”, thotë një qytetar.
“Vetëm këtu të freskët nuk ke. Se nuk e dimë nga vijnë. S’kemi siguri nga asgjë çfarë hamë”, shprehet një tjetër.
Ndërsa shitësit e mishit mbajnë tjetër qëndrim.
“Mishi duhet të qëndrojë në frigorifer sepse i ngordhin mikrobet. Por klientët dëshirën e kanë të pikojë gjaku atë quajnë mish të freskët”, thotë një tregtar mishi.
Ngordhja biologjike e mishit nuk ndodh menjëherë pas therjes. Për këtë arsye nutricionistja Enkelejda Ferrollari rekomandon që mishi të konsumohet pasi ka kaluar një periudhë maturimi në ambient të freskët.
“Duke eliminuar një pjesë të baktereve apo mikroorganizmave që vetë kafsha ka gjatë procesit të jetës, apo që ka marrë gjatë therjes”, shprehet Enkeljda Ferrollari, Nutricioniste.
Pas thertores mishi shkon tek konsumatori. Në vendet e BE-së një gjë e tillë është e ndaluar, pasi maturimi i mishit është i nevojshëm për shpërbërjen e hormoneve dhe antibiotikëve që ka marre kafsha gjate rritjes, pasi përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.
“Në bazë të rregullores së BE-së duhet patjetër të kalojë një periudhë stazhinimi. Një maturim të të gjithë elementëve që ka mishi. Ndërkohë edhe shuarjen e shumë përbërësve që janë pjesë ë mishit, siç janë: mbetjet e antibiotike, hormoneve. Ai mishi që theret sot kërkon një periudhë maturimi, e cila është një periudhë qetësie biologjike dhe që shkon 15-17 ditë. Fjala antiobiotike sjell probleme në veshka, në mëlçi sjellin probleme në gjak këto hormonet. Nxisin këto sëmundjet që janë kancerogjene. Dhe efektin e përgjithshëm është se kanë ndikim tek jetëgjatësia”, shprehet Ymer Elezi zv\president i Urdhërit Veterinar. / tch
Ky eshte mashtrimi i rradhes nga kafshaloget shqiptare, konkurenca ben te veten, jane paguar nga importuesit e mishit qe sjellin kalbesira nga Brazili i brekegrisurve (pabusat), duke i bere reklame mishit te frigoriferit ku humbet cda vlere dhe kthet ne kashte dhe nuk dihet sa dhjetra vite kane neper frigorifere qe enden neper bote deri sa vijne e perplasen tek ne Shqiperi dhe vende te tjera te varfera..
Hajde mashtrim hajde.