Aktualitet

Mish, plënc dhe presh, doganierët amerikanë habiten nga valixhja e shqiptarëve





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 08:54 - 07/01/20 |
mapo.al

Secilit prej jush ju ka ndodhur që sa herë udhëtoni drejt të afërmve tuaj jashtë, valixhja juaj në vend të rrobave mbushet me ushqime “Made in Albania”, edhe pse e ndaluar.


Një histori e tillë ka ndodhur edhe me dy shqiptarë që udhëtonin drejt ShBA-së.



Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në valixhen e tyre.


Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të lamë pas, por është publikuar vetëm dje.

Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.

Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.

Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.


Etiketa:

Pas