Aktualitet

“Misionare me origjinë shqiptare”/ Ambasada e SHBA kujton Nënë Terezën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 05/09/21 |
mapo.al

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka kujtuar sot Nënë Terezën, në ditën e shenjtërimit të saj.






Në një postim në “Facebook”, ambasada kujton një nga shprehjet ikonike të shenjtores: “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë“.


“Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve.







Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza”, shkruhet më tej në postimin e ambasadës.





1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas