Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Misioni i fundit i ‘Gjeneralit’ të pamposhtur!

Lufta me kancerin dhe beteja e Kupës së Botës, historia legjendare e trajnerit të Holandës që synon finalen e madhe

by us er1
22/11/2022
in Aktualitet, Kryesore, Revista, Sport
0

Nuk është hera e parë, as e dyta jo, por e treta herë që ai është emëruar trajner i kombëtares së Holandës. Në vitin 2002 van Gaal nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës, kurse në vitin 2014 me Holandën përfundoi i treti në Botërorin e Brazilit. Skuadra e tij mori medalje bronzi dhe u largua nga turneu pa asnjë humbje, duke u eliminuar pas 120 minutave loje me 11 metërsha.

Ai është trajner që nga viti 1991. Suksesi i tij i parë i madh ishte fitimi i Ligës së Kampionëve në vitin 1995 me një ekip i përbërë kryesisht nga adoleshentë të Ajax që konsiderohet legjendar edhe sot. Në FC Bayern, ai ishte trajneri i parë që vendosi një ide holistike të lojës. “Ne ende përfitojmë nga idetë e van Gaal sot,” tha Uli Hoenes, i cili pati përplasje me van Gaal, sepse të gjithë mund të jenë përplasur me vetëbesimin legjendar të tij, por e lavdëroi dhe e njeh atë “si një ekspert” të padiskutueshëm në botën e futbollit.



“The Guardian” e krahasoi atë me një portret të dashur dhe “të paturpshëm të futbollit”, që përafërsisht do të thotë se sido që të jetë, ai është “gjenerali” që “nuk mund të turpërohet në futboll”; dhe gazeta e bëri këtë koment me miratim absolut. Në futbollin modern, ku gjithçka vihet në perspektivë dhe të gjithë u kushtojnë vëmendje fjalëve të tyre, van Gaal është i aftë t’i befasojë me vepra kundërshtarët në çdo moment.

Kur Bobby Robson la Barcelonën në vitin 1997, asistenti i tij José Mourinho i tha, “po largohem edhe unë”.  Robson shihte se largimi nuk do të ishte i mirë për të ardhmen e Mourinho. “Jo, rri,” u përgjigj ai.

 

Mourinho iu afrua trajnerit të ri që kishte ardhur dhe i tha se do të dëshironte të vazhdonte në klubin katalanas. Kur Van Gaal e pyeti pse, Mourinho u përgjigj se ishte i sigurt se do të mësonte nga holandezi. Kishte kuptim edhe për Van Gaalin: ai do të ishte një ndihmës i mirë për të sepse fliste spanjisht, i njihte lojtarët dhe e kishte rekomanduar Robson, kështu që Van Gaal i tha presidentit se donte që portugezi të vazhdonte. Sot përkthyesi i dikurshëm i “gjeneralit” është shndërruar, falë mësimeve të tij, në një nga trajnerët më të mirë në botë.

Holanda e nisi Kupën e Botës kundër Senegalit, me një fitore 2:0 dhe mbeti e pamposhtur në 16 ndeshje radhazi. Kundërshtarët e tjerë të saj janë Ekuadori dhe në fund Katari. Ishte një fitore e llogaritur mirë prej tij, ndonëse Holanda është mësuar të shkëlqejë edhe në lojë. U pa qartë se me çfarë vetëbesimi të mahnitshëm, ashtu si ai i trajnerit, luajtën dhe fituan të besuarit e tij në fushë. Kalimi i grupit mund të konsiderohet një formalitet, pasi tulipanëve i mjafton edhe një fitore e vetme. Para ndeshjes me Senegalin ai vuri si objektin finalen e madhe. Dhe ata që e njohin, më të mëdhenjtë e këtij turneu, do t’ia kenë me siguri frikën kur të përballen me të.

Van Gaal gjithmonë është kujdesur më pak për atë që mendojnë të tjerët, por në këtë turne duhet të shqetësohet edhe më pak se kurrë më parë. Sepse turneu i shkretëtirës është akti i fundit në karrierën e madhe të van Gaal, Kalorësi që mban Urdhrin e Lartë të Mbretërisë së Portokallinjve. Ai i drejton holandezët në Kupën e Botës, është 71 vjeç, por ka edhe kancer në prostatë, një variant agresiv.

Van Gaal e pa ndeshjen vendimtare kualifikuese të ekipit të tij për në Botëror, kundër Norvegjisë, në një karrige me rrota.

Ai e bëri publike vetë në prill, por nuk u kishte thënë asgjë lojtarëve të tij për sëmundjen. Herë mbante një kateter nën kostumin e stërvitjes, herë shkonte me makinë në spital pas seancave stërvitore. Kreu gjithsej 25 seanca kimioterapie, në fund ishin të suksesshme. Van Gaal e pa ndeshjen kualifikuese të ekipit të tij kundër Norvegjisë në një karrige me rrota – jo për shkak të kancerit, por sepse ra nga biçikleta. “Fizikisht nuk jam në formë të mirë, por truri më punon ende”, ishte komenti i tij. Pra, jo vetëm që Van Gaal është trajneri më i vjetër dhe më i sigurt në botë – ai mund të jetë gjithashtu njeriu që ka duruar më shumë dhimbje për të qenë në këtë Botëror. Është misioni i fundit i “Gjeneralit”, të cilit “ushtarët” i janë betuar se veç fanellës luajnë dy herë më të motivuar; fanella dhe nderi i një trajneri i cili po sfidon sëmundjen për lavdinë e një kombi të tërë dhe të etur për sukses.

/Përgatiti: Liberale.al/

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Tragjedia e trefishtë, zbardhet motivi i vrasjes së Vera Myrtaj dhe partnerit të saj

Tragjedia e trefishtë, zbardhet motivi i vrasjes së Vera Myrtaj dhe partnerit të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In