Aktualitet

“Misioni im” – Lulzim Basha vjen me libër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 22/03/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka botuar një libër ndërsa vendi ndodhet në prag zgjedhjesh. Libri i kryedemokratit mban titullin “Misioni Im” dhe si duket nëpërmjet këtij mediumi, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër.





Në këtë libër, Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike, si i ka përjetuar që nga viti 1992, dhe betejën opozitare të viteve të fundit.


Mësohet se kryedemokrati do ta prezantojë librin sot, më 22 mars, datë që shënon edhe fitoren e parë të Partisë Demokratike. Ne fund të librit ka një ftesë për të gjithë shqiptarët, për zgjedhjet e 25 prillit.





Basha ka refuzuar që ta konsiderojë veten shkrimtar, por në fund, e cilëson “Misioni im” si një letër të hapur drejtuar shqiptarëve, 1 muaj përpara zgjedhjeve. Shtëpia botuese është e Flutura Açkës, kandidates së PD-së në Elbasan.



1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas