Aktualitet

Misioni në Letoni, niset kontingjenti i 8-të i trupave shqiptare (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:06 - 08/01/21 |
mapo.al

Është nisur sot kontingjenti e 8-të i Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese në misionin e NATO-s, në Letoni.



Në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, theksoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe vlerësoi përgatitjen dhe profesionalizmin e trupave shqiptare për të shërbyer në misione të tilla.


<
>
FA Letoni FA Letoni1 FA Letoni2 FA Letoni3 FA Letoni4

“Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Jam i bindur se me përgatitjen, përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj ju do të përmbushni me dinjitet dhe korrektesë të gjitha detyrat, duke kontribuar në këtë mënyrë në suksesin e Aleancës”.



Kontingjenti i 8-të EOD përbëhet nga 21 ushtarakë të mirëtrajnuar për asgjësimin e municioneve të rrezikshme dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj në Camp Adazi.



Grup-batalioni i NATO-s në Letoni përbëhet nga mbi 1 mijë trupa nga Shqipëria, Kanadaja, Republika Çeke, Islanda, Italia, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.


Batalioni ka mision parandalimin, dhe nëse është e nevojshme, mbrojtjen e Letonisë nga çdo agresion i mundshëm.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas