Nga Oerd Bylykbashi
Dosja 339 rast i izoluar? Kur lexon “Mbinjeriun” e Niçes (Nietzche) filozofit të famshëm, dhe nuk e ke idenë që egziston edhe manuali “Supermen i Durrachium – Si të grabisësh zgjedhjet në erën moderne” i autorit të famshem Niçja i Shijakut, nuk është për t’u çuditur që shitblerja e votave në Shqipëri të duket rast i izoluar.
Kam disa pyetje:
A e kanë lexuar Raportin Perfundimtar të ODIHR, veçanërisht Rekomandimin Prioritar nr. 2 që kërkon masa të ashpra kundër shitblerjes së votës? Po “proritar” çfarë do të thotë? Apo kush merret me kësi teknikalitetesh?
A e kuptojnë pse rekomandimi kundër shitblerjes së votës nga numri 14 (rekomandim jo prioritar) në 2015 kapërceu në rekomandimin prioritar numër 2 me 2017? Apo kërceu ashtu thjesht për sport?
A ka ndonjë arsye që në 2017 shitblerja e votës, nga një krim i thjeshtë u bë “korrupsion zgjedhor” pra krim i rëndë që duhet hetuar nga SPAK? Apo thjesht kemi pasion ne shqiptarët të ndryshojmë kodin Penal në kohën tonë të lirë?
Po ai sondazhi i financuar nga BE që nxjerr se 20% te zgjedhësve në Shqipëri i është ofruar t’u blihet vota dhe sic thotë ai raport, shit-blerja ka ndikuar në rezultat? Apo ç’e do, para taksapaguesish europianë janë, sa harxhojmë ne për NGO-të!
Sa mirë që raportin e zgjedhjeve e shkruajnë profesionistët e ODIHR dhe jo kush ka merak se mos mërzitet “dear Edi”!