Shëndeti

Misri i zier-ushqim, ilaç dhe vakt i shëndetshëm




               Publikuar në : 12:32 - 11/02/19 |
mapo.al

Misri është  një  produkt me shumë  vlera që  mund të  përdoret fare mirë në  të gjitha vaktet e ditës, pasi ka përbërje të  lartë në  karbohidrate dhe shumë  fibra.


Mënyra më  e mirë  për të  konsumuar misrin është  ajo e zierjes sepse pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës si dhe shkakton probleme të  stomakut. Më  zierjen e misrit ju përfitoni shumë vlera ushqimore, disa prej të cilave po jua rendisim më poshtë:

-Vitamina C, folate dhe të kompleksit B-të  cilat përbëjnë një ushqim të  shkëlqyer për zemrën

-Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin

-Fibra, që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke përmirësuar situata si kapsllëku dhe hemorroidet

-Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak

– Acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.


Etiketa: ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas