Aktualitet

Mister në Afrikë, qindra elefantë të ngordhur në Botsvana





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 02/07/20 |
mapo.al

Në Botsvana, shtet në Afrikën jugore, dy janë burimet ekonomike, që e kanë shndërruar atë në një nga më të pasurit e kontinentit. Diamantet dhe turizmi ekologjik. Elefantët janë mbretërit e faunës atje, por për shkaqe ende të pazbuluara, ata po vdesin muajt e fundit me ritme marramendëse.



Ekzemplarë meshkuj, femra, në moshë ose të rinj. Sipas dëshmive, elefantët pa dallim bien në tokë pothuajse papritur, shpesh herë duke u rrotulluar si të kishin hasur probleme neurologjike.



Autoritetet e parqeve natyrore, nga më të ruajturat në atë kontinent, po japin prej javësh alarmin. Rreth 350 ekzemplarë kanë ngordhur nga fillimi i majit, dhe në qershor bilanci tragjik është rritur me 70%.

Në kohë pandemie, disa kanë hedhur hipotezën që shkaku të jetë COVID-19, por ky duket një opsion i pabazuar në fakte.

Shumë të tjerë po tregojnë shenja dobësimi të menjëhershëm, që mund t’i paraprijë një tjetër hemorragji elefantësh. Zona ku ndodh fenomeni i frikshëm ndodhet në deltën e lumit Okavango, ku jetojnë rreth 15 mijë elefantë, 10% e popullsisë totale.

Një epidemi e përhapur i këtij komuniteti do të ishte një tragjedi jo vetëm për Botsvanën, por për gjithë adhuruesit e këtyre gjigantëve të mirë.


Etiketa: , ,

Pas