Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Misteri/ Ende asnjë gjurmë nga Kolesnikova, kundërshtarja e Lukashenkos

by mapo.al
08/09/2020
in Bota, Kryesore
0

Pas zhdukjes së papritur të kundërshtares së regjimit bjellorus të hënën, Maria Kolesnikova, bëhet e ditur, se Kolesnikova është kapur në kufi me Ukrainën në përpjekje për t’u larguar ilegalisht nga vendi. Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve, Belta, policia kufitare ka bërë të ditur, se Kolesnikova është afruar me një makinë në një pikë kontrolli me bashkëpunëtorët e saj, Ivan Kravzov dhe Anton Rodnenkov. Të dy burrat që e shoqëronin ia dolën të kalonin kufirin. Kjo është konfirmuar nga pala ukrainase. Më parë mediat bjelloruse kishin publikuar një lajm, se 38 vjeçarja është larguar nga vendi, por të dhënat e autoriteteve nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ende të martën (08.09) në mëngjes nuk kishte qartësi për vendndodhjen e Kolesnikovës, një nga drejtueset e lëvizjes protestuese kundër presidentit, Aleksander Lukashenko, kurse të hënën nuk dihej asgjë për fatin e saj.

Këshilli Koordinues i lëvizjes demokratike bjelloruse ka konfirmuar të hënën, se Kolesnikova është rrëmbyer në qendër të Minskut nga të panjohur. Mbi zhvillimet të martën, Këshilli ka thënë, se ende nuk ka informacione, se ku ndodhet Kolesnikova dhe dy bashkëpunëtorët. “Ne vetëm mund të konfirmojmë faktin, që Maria Kolesnikova nuk donte të largohej me dëshirë nga vendi”, ka thënë Këshilli Koordinues. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Geratschenko bëri fjalë në median sociale, Facebook, për një përpjekje për deportim. “Maria Kolesnikova nuk mund të dëbohej nga Bjellorusia, sepse kjo grua e guximshme përmes veprimeve të saj e bëri të pamundur deportimin e saj”. Disa media kanë shkruar, se Kolesnikova me gjasë e ka grisur pasaportën.



E shtyrë në një mikrobus të zi

Anëtarë të familjes së Kolesnikovës kishin dorëzuar kërkesën për person të humbur tek autoritetet. Një dëshmitare i ka raportuar portalit Tut.by, se Kolesnikova të hënën paradite u fut me zor në një mikrobus. As ajo, as Kravzov apo Rodnenkov nuk arriheshin përmes telefonit. Krahas kandidates së opozitës për presidente në zgjedhjet e 9 gushtit, Svetlana Tichanovskajas që ndodhet në ekzil në Lituani, Kolesnikova është ndër figurat kryesore që kundërshtojnë presidentin Lukashenko. Tichanovskaja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kolesnikovës. Pas zhdukjes të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme, tha në fillim, se nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e opozitares.

Reagimet nga Europa pas zhdukjes të hënën të Kolesnikovës shënjestronin qartë autoritetet në Minsk. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh për gazetën gjermane “Bild”, se “Ne jemi shumë të shqetësuar për zonjën Kolesnikova. Sipas Maas “arrestimet e vazhdueshme dhe represionet” janë të “papranueshme”. Kurse i ngarkuari i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, është shprehur, se Bashkimi Europian pret “lirimin e menjëhershëm të të gjithë personave, të cilët para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara më 9 gusht janë arrestuar për arsye politike”.

Me dhunë kundër demonstruesve

Presidenti Aleksander Lukasheko, që zyrtarisht sipas të dhënave ka fituar 80% të votave për një mandat të gjashtë presidencial ka vepruar me ashpërsi kundër demonstruesve, që protestojnë prej disa javësh. Opozita bjelloruse i shikon zgjedhjet si të manipuluara dhe proteston kundër Lukashenkos. Vetëm të dielën e shkuar sipas të dhënave të autoriteteve janë arrestuar më shumë se 630 vetë. /D.W

 

Tags: bjellorusiKolesnikovaLukashenkoOpozitarja e zhdukur

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post

Trump dhe Biden, përplasje për vaksinën e koronavirusit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In