Aktualitet

Misteri i dorëshkrimeve të Detit të Vdekur






               Publikuar në : 15:18 - 10/09/19 |
mapo.al

Zbulohet sekreti i ruajtjes së dorëshkrimeve të Detit të Vdekur. Është një miks prej tre elementësh, squfur, kripëra dhe kalcium, që kanë bërë të mundur që të mbërrijnë të konservuara deri në ditët tona, në gjendje të shkëlqyer. Studimi për të zbuluar këta përbërës është kryer nga Instituti i teknologjisë Massacusetts, MIT dhe është publikuar në revistën Science Advances.


Bëhet fjalë për tekste antike, të përmbledhura në Papirin e Tempullit, që përbëhet nga 900 pergamena.

Këto shkrime u gjetën rastësisht në vitin 1947, të shpërndara në 11 shpella mbi kodrat e veriore të Detit të Vdekur, në Qumran, zonë e banuar e cila u shkatërrua nga romakët rreth 2000 vjet më parë.

Pikërisht për t’i mbrojtur nga pushtuesit, pjesëtarët e sektit Esseni i fshehën në këto shpella.

Këto shkrime janë një thesar për njerëzimin dhe në ta përfshihet Bibla Hebraike, tekste fetare dhe historike të kohës.

Pergamenat janë të gjitha të shkruara në gjuhë hebraike, aramaike, që është gjuha që përdorej në Palestinë në kohën e Jezusit dhe në greqishte të lashtë. Pra këta përbërës i kanë bërë këto shkrime të pavdekshme, të cilat edhe sot i rezistojnë kohës. Klan Plus


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas