Për 20 vite me radhë, zhdukja e bukuroshes Revelle Balmain ka mbetur një mister.
Balerina dhe modelja 22 vjeçare u zhduk më 5 nëntor të vitit 1994, thuajse pa asnjë gjurmë, përveç një këpuce të lënë pas.
Këpuca me takë të lartë u gjet dy vite më vonë në rrugë, në periferitë e Sidnejit.
Bashkë me të u gjet edhe një kuti tualeti, ditari dhe çelësat.
Ishte shenja e parë dëshpëruese se ajo mund të kishte pasur një fat të keq, por 20 vjet më pas, nuk ka asnjë gjurmë për të.
Qeveria ka vendosur një shpërblim prej 250 mijë dollarësh për këdo që jep informacion për këtë ngjarje.
Bukuroshja me sy blu ishte duke u përgatitur që të shkonte në Japoni pasi kishte nënshkruar një kontratë 6- mujore dhe atë natë do takohej me një mikeshë për një pije.
Ajo nuk u shfaq kurrë.
Por ajo që nuk dinte familja e saj ishte se modelja kishte një jetë të dyfishtë.
Në mënyrë sekrete ajo punonte si prostitutë për dy agjenci elitare.
Ditën kur u zhduk ajo ishte tek një klient. Ai thotë se e çoi atë në një motel, por askush aty nuk e ka parë.
Policia thotë se në trupin e tij kishte të gërvishtura, por ai thotë se janë plagë që i ka marrë duke bërë sërf.
Për një kohë ai ishte personi kryesor i hetuar, por policia nuk gjente asnjë motiv dhe akuzat ranë.
Policia hetoi edhe pretendimet se ajo ishte lidhur me një të dashur dhe kërkonte që të linte punën tek agjencia, por nuk doli askund.
Më shumë se 7300 ditë pas ngjarjes, ajo që është quajtur misteri i Hirushes mbetet i pazgjidhur.