Aktualitet

Misteri i jahtit, biznesmeni turk dëshmon në polici, nuk i jepet mjeti






               Publikuar në : 14:16 - 10/09/19 |
mapo.al

As dëshmia e pronarit të vërtetë të jahtit të gjetur në ujërat tona territoriale nuk e ka shuar misterin e zhdukjes së kapitetit dhe lundrimit në Adriatik.


Gjetja brenda mjetit lundrues të dokumenteve në shtetasit Sevgin Javuz, ngriti pistën se ai ishte edhe pronari, por verifikimet treguan se në fakt ai ishte kapiteni i jahtit që është në pronësi të biznesmenit Nedim Akyuz.

Ky i fundit për të sqaruar të gjithë ngatërresën po qëndron në Shqipëri, por nuk është lejuar të tërheqë mjetin që tashmë është i sekuestruar si provë materiale.

I shoqëruar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ambasadës Turke në Shqipëri, ka marrë takim me drejtuesin e policisë së Lezhës, ku dhe ka dhënë shpjegime lidhur me intenerarin e jahtit lukzoz.

Gjithmonë sipas dëshmisë së Nedim Akyuz, kapiteni ka qenë në ishullin e Korfuzit në Greqi, pasi aty ka qëndruar vëllai i Akyuz së bashku me familjen.

“Nga Korfuzi, pasi ka lënë në port familjen e vëllait, kapiteni i jahtit ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Malit të Zi, ku në Budva është furnizuar me karburant dhe më pas, ka marrë rrugën sërish të kthimit drejt Korfuzit. Hera e fundit që kam biseduar me kapitenin e jahtit ka qenë data 6 shtator, ku ai më ka pohuar se ishte duke lundruar në ujërat shqiptare, pranë zonës së Durrësit, por në det kishte jashtëzakonisht shumë erë dhe lundrimi po bëhej i vështirë.”

Ai ka treguar në polici se nuk di asgjë rreth rrethaneve se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz.

Dyshimet e janë për një ngjarje aksidentale, pasi në jaht janë gjetur pajisje peshkimi, dhe kjo ka ngritur dyshimin se kapiteni mund të ketë fikur mjetin për të peshkuar, por në rrethana aksidentale mund të ketë rënë prej tij dhe ka humbur gjurmët.Ora


Etiketa: , ,

Pas