Eldin Dergjini është 34-vjeçari, që drejtonte makinën super te blinduar, me targa ruse, që u aksidentua mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Eldin Dergjini është ndaluar nga policia. Ai është shprehur se e ka goditur një automjet tjetër nga pas. “Makinën e kam sjellë dy ditë më parë nga jashtë shtetit. Më ka goditur një mjet tjetër nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë. Nuk e pashë kush më goditi. Pas aksidentit mora taksi dhe shkova në spital” , – është shprehur Eldin Dergjini.
Policia ka dyshime se ndaj Dergjinit mund të jetë bërë një aksident i qëllimshëm, por po verifikohet dinamika e levizjes, nëpërmjet kamerave të sigurisë.
Mbetet për të zbardhur nga policia, se si një makinë me vlerë rreth 200 mijë euro, e blinduar dhe me targa ruse (H001CH199) drejtohej nga një shqiptar. Dyshohet se ajo ishte e vjedhur. Aktualisht automjeti G-Class i blinduar ndodhet në Policinë e Tiranës, por nuk janë gjendur sende të paligjshme.
Eldin Dergjini është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2014-të ka fyer dhe kundërshtuar punonjësit e policisë. Gjithashtu ai është ndaluar edhe për trafik droge në Itali.
Eldin Dergjini
Vendimi i Gjykatës Tiranë për Eldin Dergjini në vitin 2014:
Me daten 02.02.2014, punonjesit e autopatrulles se policise se rrethit, pasi kane kryer nje verifikim ne Shkollen Hoteleri-Turizem, ne momentin qe po kalonin nga rruga Kombinat-21 Dhjetori, per te Bulevardi Bajram Curri, kane konstatuar se nje makine ka kaluar me semafor te kuq, me targa AA 328 BZ, e tipit Peugeot.
Mjeti i policise eshte vene ne ndjekje te makines se sipercituar dhe pasi ka pare qe nuk po ndalonte, ka hapur dhe sirenat dhe ne afersi te karburant Kastratit, mjeti ka ndaluar. Punonjesit e policise i jane afruar mjetit dhe kane komunikuar me drejtuesin e saj Marvin Bushati, te cilit, pasi i kane vene ne dijeni shkeljen e konstatuar, i kane kerkuar dhe dokumentacionin perkates per te plotesuar formularin e gjobes. Ne makine ka qene dhe i gjykuari Eldin Dergjini, i cili ka zbritur nga makina dhe ka filluar te kembeje fjale me punonjesit e policise.
Nga deponimi i punonjesve te policise del se ai, ka perdorur fjale fyese ndaj tyre. Ne kete kohe, nga ana e punonjesve te policise eshte bere njoftimi i nje patrulle tjeter, duke u bere e mundur ndalimi dhe shoqerimi per ne komisariat i personit nen hetim Eldin Dergjini.
Caktimin si mase sigurmi personal per te gjykuarin Eldin Dergjini, ate te “detyrimit per t’u paraqitur ne Policinë Gjyqesore”
Lexo edhe:
Aksidenti i makinës së blinduar me targa ruse, zbulohet shoferi