Kryesore

Misteri i Reformës zgjedhore: Ku ka ngecur?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 11/05/20 |
Mapo.al

Sot pas një takimi on-line të Këshillit Politik, ku do të hartohet reforma zgjedhore, palët kanë folur për mediat, por pak gjë është bërë e qartë në publik, pak gjë u mor vesh se çfarë po ndodh me procesin, dhe ku ka ngecur.


Qendrimet kanë qënë të përgjithshme, dhe kanë patur parasysh kryesisht vullnetin politik.


Megjithatë, Qeveria dhe Opozita, duket se kanë një akord për mbylljen e reformës me 31 maj.


Ndërkohë, Opozita ka akuzuar mazhorancës se nuk ka vullnetin e duhur për të bërë një reformë konsensuale, duke kujtuar se propozimet e PD, LSI dhe aleatëve, janë në tryezë prej kohësh.


Gjiknuri nga ana tjetër, thotë se opozita kërkon të rikthejë nga fillimi bisedimet, pasi është rënë dakort për metodologjinë, duke u shprehur se për çështje të caktuara, do të kërkojnë ekspertizën e ODIHR.

I pyetur në Syri-tv, për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se qeveria nuk ka vullnet për reformën, pasi nuk ka bërë asnjë koment dhe nuk ka kthyer asnjë përgjigje për propozimet e opozitës, të depozituara me kohë në Këshill.

Nga gjithë sa flitet në publik nga palët, është shumë e vështirë për të kuptuar, se ku është patatja e nxehtë, në cilën pikë, janë ende shumë larg palët.

Gjasat janë që propozimet për qeveri tranzitore-kujdestare përpara zgjedhjeve deri në momentin që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, apo ajo e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që të jetë një figurë konsensuale, apo e Kolegjit Zgjedhor, ose përbërja e KQZ dhe komisioneve, votimi elektronik, apo votimi i emigrantëve, të jenë pikat e forta për tu trajtuar. Dhe, duke qënë se këto janë çështje që do të sillnin një transformim shumë të madh, ngjan se pak gjasa ka që të zgjidhen për pak më shumë se dy javë që kanë mbetur deri me 31 maj. Kjo do të kërkonte një vullnet shumë të fortë politik.

Nga ana tjetër, nuk dihet pse kjo tematikë, nuk është publike. Publiku ka të drejtë të dijë, dhe të marrë pjesë në këtë debat. Në fund të fundit, po flitet për një proces që ka të bëjë direkt me qytetarët, me votën dhe vullnetin e tyre, me një prej të drejtave themelore të njeriut.

Mapo.al

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas