Aktualitet

Misteri i tragjedisë së Bulqizës, në banesë gjendet një shishe me pesticide





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 16/02/20 |
mapo.al

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike në Ostren të Bulqizës, ku në rrethana ende të paqarta nëna dhe dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë në banesë, ndërsa mundi të shpëtonte vetëm vajza e vogël. Ngjarja ndodhi gjatë natës, duke u zbardhur e premtja. Ndonëse u përfol se shkak i vdekjes së Rajmonda Tolajt, Rudinës dhe Fajtonit mund të ishte rrjedhja e gazit, duket se ky version është hedhur poshtë.


Mësohet se në njërën nga dhomat e familjes Tolaj, përveç një pjate me supë që ishte në tavolinë, e cila është çuar në laborator, është gjetur dhe një shishe rreth 50 gramshe, e mbështjellë me letër. Kjo shishe, përmbajtja e të cilës nuk dihet se çfarë ka pasur brenda, mbante një aromë të keqe. Nga interesimet e Doçit pranë familjarëve, thuhet se ky pesticid përdorej për patatet, të cilat spërkateshin pasi i shkulnin, ndërkohë që ajo është çuar në laborator.



Ditën e djeshme, grupi hetimor i çështjes ka udhëtuar nga Dibra për në Tiranë, për të marrë në pyetje të vetmen të mbijetuar, Merita Tolajn, 16 vjeçe, e cila tashmë doli nga rreziku për jetën dhe ndodhet tek spitali i Traumës. Por Merita ka folur në gjuhën maqedonase, duke e bërë të pamundur marrjen e dëshmisë së saj, pasi grupi hetimor nuk kishte përkthyes me vete.


Merita është e vetmja që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen, se çfarë ngjau mbrëmjen e së enjtes, që çoi në vdekjen e 3 anëtarëve të familjes së saj. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm në banesë, pasi bashkëshorti i saj kishte emigruar për punë në Greqi, ndërkohë që kishin dhe një vajzë të martuar.



CLOSE
CLOSE
Pas