Kronika

Misteri i zhdukjes së biznesmenit, mediat italiane: Policia shqiptare u vonua








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 25/01/21 |
mapo.al

Nuk ka ende asnjë të dhënë në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecorrelli. Mungesa e informacionit për një ngjarje kaq të rëndë ka ngritur edhe shumë pikëpyetje në mediat e vendit fqinj.



Në shkrimin e Umbria Domani, fajësohet policia shqiptare për vonesat dhe mungesat e përgjigjeve për pyetjet e duhura. Sipas tyre dita-ditës po dalin në dritë skenarë të rinj për vdekjen e 45-vjeçarit.


Ata bëjnë të ditur se Pecorelli kishte shkuar në Shqipëri në fillim të janarit për arsye pune, ku kishte qëndruar dy net në një hotel në qytetin e Pukës. Dhe vëmendja e të gjithë hetuesve është përqendruar tek makina e gjetur e djegur në veri të Shqipërisë, afër Pukës. Në makinën në të cilën ai e kishte marrë me qira u gjenden eshtrat e djegura dhe tanimë autoritetet janë në pritje të rezultateve të ADN-së.




“Eshtrat e gjetura brenda makinës u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë për të gjetur një përgjigje nga ADN-ja. Prokuroria Publike e Perugia, pas ankesës së paraqitur nga anëtarët e familjes në Komisariatin e Città di Castello, hapi një dosje. Magjistratët Perugianë kanë ADN-në e vëllait, e cila do të krahasohet me analizën e ADN-së të eshtrave të kockave të analizuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Tiranës. Nga 6 Janari, nuk ka asnjë gjurmë nga Davide Pecorelli dhe familjarët e tij tanimë duan një përgjigje.



Lexo edhe :  Italia nis hetimet për vrasje të biznesmenit Pecorelli, pyetet gruaja shqiptare

Telefoni i tij ra pa përgjigje për disa kohë dhe shoku i biznesmeni Tifernate tregonte se ai duhej të ishte kthyer në Umbria më 10 janar, në fakt ai kishte rezervuar fluturimin e kthimit. Duke shtuar edhe më shumë enigma për ngjarjen e rëndë. Ka ende shumë pyetje që presin një përgjigje, ka shumë gjëra që policia shqiptare ka lënë anash. Si ndodhi që telefoni dhe ora e Davide u gjetën pa dëmtime të veçanta kur makina e djegur u shkatërrua plotësisht? Për hetuesit shqiptarë, zjarri do të kishte qenë aksidental por nuk shpjegon shkaqet e zjarrit.


Tezat e hetuesve lokalë nuk janë aspak bindëse, ka shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorelli është gjithnjë e më shumë një mister”, shkruan media italiane.

14


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas