Shpesh thuhet se është mirë që të mbjellësh sa më shumë pemë për brezat që po vijnë.
Por edhe mbjellja e pemëve nuk është një proces shumë i thjeshtë.
Kështu, një mister ka pushtuar mediat ndërkombëtare: Ku është pema që mbolli presidenti amerikan, Donald Trump me homologun francez, Emmanuel Macron.
Mbjellja e pemës bëri bujë e prodhoi meme edhe në Shqipërinë e përfshirë nga ethet e debatit për mbjelljen e pemëve.
Trump dhe Macron mbollën një lis në një pjesë të kopshtit të Shtëpisë së Bardhë.
Por një javë pasi u mboll, pema nuk shihet gjëkundi.
Në vend të saj shihet vetëm një njollë e verdhë.
Pema i ishte sjellë si dhuratë presidentit amerikan nga Macron.
Ajo ishte marrë nga një pyll në veri të Francës, ku humbën jetën mijëra ushtarë amerikanë gjatë Luftës së Parë Botërore.