Aktualitet

Mitsotakis në parlament: Greqia po shtrin dominimin në Jon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 20/01/21 |
mapo.al

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti sot një fjalim të fortë në parlamentin grek për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon.



Në mbrojtje të projektligjit, Mitsotakis deklaroi se territori grek është rritur me 10% dhe se Greqia po shtrin dominimin në detin Jon.


“Greqia po rritet. Sot, në fillim të vitit 2021, ne po bëjmë hapin e dytë të madh. Vendi ynë po shtrin dominimin e tij në detin Jon me 12 milje. Unë e kisha njoftuar që në gusht. Dhe me të vërtetë detet tona janë dyfishuar. Greqia padyshim që mund ta ushtrojë këtë të drejtë edhe në Kretë.



Por në kohë, në një mënyrë dhe në kushte që do t’i zgjedhim me kujdes. Fillimisht ne do rezervojmë të drejtën për të zgjeruar ujërat territoriale në Kretë dhe gjetkë kur ne ta zgjedhim si kohë të përshtatshme. Për herë të parë që nga aneksimi i Dodekanezit në 1947, territori Grek është zgjeruar me 10% me procedura të bazuara plotësisht në Rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare”, – tha Mitsotakis.

Lexo edhe :  Premtimi i shkelur i Ramës për çmimin e energjisë elektrike - Basha: I dështuar, duhet larguar


Ai gjithashtu përmendi homologun Edi Rama, duke thënë se kryeministri shqiptar u shpreh qartë se është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje.


“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt”, – u shpreh Mitsotakis.

23,524


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas