Kryediplomati serb, Ivica Daçiç, do të shpallet persona non-grata në Prishtinë pas përligjjes së mizorive të ushtrisë serbe në Kosovë në fundvitet 90. Shkas u bë një intervistë e tij e fundit, ku tentoi të justifikojë masakrën e 30 të miturve dhe të moshuarve në fshatin Reçak 20 vite më parë me agresionin që NATO ndërmori kundrejt forcave serbe.
Daciç: Serbët e urrejnë familjen Klinton. Ata, së bashku me Medlejn Olbrajt dhe Toni Bleir janë shkaktarë të agresionit ndaj forcave serbe, ndërsa veprat për të cilat ato përfliten nuk janë të vërtetuar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejtë i bombardimeve.”
Homologu i tij shqiptar në Kosovë, Behgjet Pacolli, nuk vonoi që ta dënojë relativizimin e masakrave serbe në Kosovë, duke iu referuar ministrit Daçiç si një fashist që ka ndryshuar pak në tri dekadat e fundit.
Pacolli: I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Reçakut nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Milosheviçit në vitet ’90. Ai vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata dhe i bëj thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre.
Pacolli apeloi drejtësinë ndërkombëtare të dënojë të gjithë kriminelët .