Bota

Mjaft është mjaft! Ja ku të çon qeverisja e përbashkët






               Publikuar në : 11:39 - 27/05/19 |
mapo.al

Zgjedhjet europiane e kanë vënë në vështirësi koalicionin e madh qeverisës në Gjermani. CDU dhe SPD kanë humbur 20 përqind të votave, duke arritur në pikën më të ulët. Por a do mbijetojë qeveria e kancelares Angela Merkel? Kjo është pyetja që shtrohet bashkë me analizën se qeverisjet e përbashkëta vetëm sa i dobësojnë partitë në pushtet, duke shkatërruar sidomos partinë e dytë të koalicionit. Më poshtë editoriali i gazetës më të madhe gjermane, Bild, pa zgjedhjeve europiane


Nga Nikolaus Blome



Zgjedhjet europiane treguan se Koalicioni i Madh e bën CDU-në të vogël dhe SPD-në e dërgon thuajse drejt zhdukjes. Për socialdemokratët, këto nuk janë thjesht fraza- bëhet fjalë për ekzistencën e tyre. Dhe drejtuesit e dinë mirë: Partitë mund të zhduken.

Dy ish-partitë popullore dolën në fushatë zgjedhore me sloganin: “Të forcojmë Europën”. Por zgjedhjet ekspozuan dobësitë e tyre, zhgënjimi i votuesve ishte i thellë: Dhjetë nga 14 vitet e fundit, në Gjermani ka sunduar koalicioni kuq e zi.

Por tashmë mjaft është mjaft!

Fituesit janë të Gjelbrit, madje në Bremen asgjë nuk funksionon më pa ta. Marketingu i tyre i mençur u bë fuqi reale. Në Gjermani ata bënë fushatë si partia e ndjenjave të mira. Duke nisur nga mbrojtja e klimës e deri tek sulmi kundër të djathtës. Kush ka një ndërgjegje të mirë, kush do të jetë i ri- zgjedh një parti ekologjike me njerëz kaq simpatikë.

Por të Gjelbrit nuk janë vetëm qendra e re pragmatiste. Ata janë edhe e kuqja e re.

Në Berlin nuk dëshiron ta besojë askush, në radhë të parë SPD. Socialdemokratët duhet të zgjohen përpara se të bien në gjumin e përjetshëm.

Koalicioni i madh tashmë është histori.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas