Kryesore

Mjafton goli i Suarez ndaj Arabisë Saudite, Uruguai siguron fazën tjetër të Botërorit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:56 - 20/06/18 |
mapo.al

Uruguai ka fituar edhe ndeshjen e dytë të “Grupit A” duke siguruar kualifikimin për fazën me eliminim direkt.


Amerikano-latinëve u ka mjaftuar një gol i Suarez në minutën e 23-të për të marrë 3 pikët kundër Arabisë Saudite.


Cavani me shokë fituan me rezultatin 1-0 dhe në këtë mënyrë kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.


Futbollisti i cili luan me Barcelonës përfitoi në minutën e 23-t pas një dalje të gabuar të portierit, për të vulosur takimin.


Ndeshjen e ardhshme ndërmjet Rusisë dhe Uruguait do të jetë përcaktuese për vendin e parë dhe të dytë në Grupin A.

Nga ana tjetër Arabia Saudite i bashkohet Egjiptit si dy skuadrat e para që i japin fund Botërorit.


Etiketa: , , ,

Pas